Paulo Dybala është këshilluar që të largohet nga Juventusi dhe t’i bashkohet Real Madridit.

Maurizio Zamparini, ish-president i Palermos, e transferoi sulmuesin nga klubi argjentinas, Instituto, në vitin 2012 duke e sjellë në Evropë dhe në futbollin italian.


Në një intervistë për Tuttosport, ai e ka këshilluar 26-vjeçarin që të nisë një fillim të ri te kampioni i Spanjës.

Dybala 4 (Foto: Instagram/paulodybala)

“Mosstartimi i Dybalas në Serie A, është blasfemi. Paulo është dashur ta dëgjonte këshillën time para tri vitesh dhe të largohej nga Torino”.

“Këshilla që ia jap sot është e njëjta: Paulo, largohu nga Juventusi dhe shko te Real Madridi. Ti je një kampion, ko një zëvendës”, ka thënë Zamparini. /Telegrafi/

telegrafi sport app