Erdin Hashani ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Ai ka rrëfyer shumë histori interesante, mes tjerash edhe për atë që cilësohej si njeriu i barazheve të fituara.


“Ndoshta pse nuk më ka munguar shumë futbolli kur u pensionova është se kam filluar si trajner te Dardana e Kamenicës”, ka rrëfyer Hashani në “Arena e Yjeve”.

“Kemi qenë në ligën e dytë dhe normalisht se nuk kam pasur eksperiencë si trajner”.

“Por, kemi arritur që të përfundojmë në vendin e dytë, Ulpiana ka qenë e para, kemi pasur vetëm një humbje dhe atë kundër Ulpianës”.

“Vendi i dytë luante në barazh me vendin e dytë të ligës së parë, gjë që nëpërmjet barazhit ne jemi futur në ligën e parë”, ka vazhduar rrëfimin e tij Hashani.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

telegrafi sport app