LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat

Njerëzit pretendojnë se ‘metoda skandinave e gjumit’ i shpëton martesat dhe marrëdhëniet e tyre: Nuk ka më zënka në shtrat
(Foto: Pexels)

Metoda skandinave e fjetjes ka fituar popullaritet të madh vitet e fundit, ndërsa çiftet pohojnë se u ka ndihmuar t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në një lidhje apo martesë.

Amerikania Erica Stolman Dowdy dhe bashkëshorti i saj filluan të flinin me dy mbulesa të veçanta në të njëjtin shtrat. Ajo beson se stili i gjumit, i quajtur metoda skandinave e gjumit, jo vetëm që i ka ndihmuar të flenë më mirë, por gjithashtu ka parandaluar debatet për vjedhjen e mbulesave.

“Më në fund kalova në metodën skandinave të gjumit dhe martesa ime nuk ka qenë kurrë më e mirë”, ka treguar Erica, e cila e ka provuar këtë metodë fjetjeje me të shoqin kur ishin në Danimarkë.


A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?
Lexo po ashtu A mjaftojnë pesë orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë mirë?

“Bashkëshorti im dhe unë e duam Kopenhagën, kemi qenë atje shumë herë dhe çdo herë kemi fjetur atje me dy batanije në krevat. Dhe ne flemë aq mirë, askush nuk zihet për batanijet dhe asnjërit nuk i vjen shumë nxehtë ose shumë ftohtë. Është absolutisht e pabesueshme”, është shprehur tutje, citon The Sun.

the Scandinavian sleep method is an absolute game changer. 10/10 recommend ☁️ #scandinaviansleepmethod #danishdesign #danishinterior

♬ original sound – Erica Stolman Dowdy

Watch on TikTok

Pasi u kthyen në shtëpi nga udhëtimi i tyre i fundit, Erica vendosi t’i jepte dhomës së gjumit një “përtëritje të frymëzuar nga Kopenhaga”.

Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga pagjumësia
Lexo po ashtu Ushqimet që mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga pagjumësia

“Nuk ka çarçaf të sipërm zbukurues. Është absolutisht i padobishëm, kështu që unë do ta heq qafe. Dhe pjesa më emocionuese? Burri im dhe unë do të kemi një metodë skandinave të gjumit, është mënyra absolutisht më komode për të fjetur. I ndryshon gjërat për mirë dhe mund të shpëtojë shumë martesa”, ka thënë ajo.

Videoja e saj në TikTok ka mbledhur miliona shikime, ndërsa shumë prej përdoruesve thonë se mezi presin ta provojnë stilin e gjumit që “ndryshon jetën”.

Metoda skandinave e gjumit ka shumë përparësi, duke përfshirë reduktimin e shqetësimeve të gjumit dhe lejimin e çdo personi të rregullojë temperaturën e vet gjatë natës. Metoda mori emrin e tillë pasi u bë e njohur në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Astrologji
A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Lifestyle
Tri metra të gjata dhe 135 kilogramë të rënda: Këto hardhucat kontrabandohen për 35 mijë euro

Tri metra të gjata dhe 135 kilogramë të rënda: Këto hardhucat kontrabandohen për 35 mijë euro

A e dini se...
Lulëzon në mesnatë dhe vyshket para mëngjesit: Një nga lulet më të rralla dhe më të çmuara në botë, ja ku rritet

Lulëzon në mesnatë dhe vyshket para mëngjesit: Një nga lulet më të rralla dhe më të çmuara në botë, ja ku rritet

Lule
Shikoni si është përdorur hapësira në mënyrën më të mirë në këtë apartament

Shikoni si është përdorur hapësira në mënyrën më të mirë në këtë apartament

Këshilla dhe ide
Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

A e dini se...
Kalo në kategori