Lythat në fytyrë dhe trup mund të zbulojnë shumë gjëra të rëndësishme që kanë lidhje me ju.

Mund të besoni apo jo, mirëpo secili nga ne mund të bëhet çfarëdo që dëshiron pa marrë parasysh se ku e kanë lythin – mirëpo gjithmonë është mirë të dini që qëndron edhe pak fat në anën tuaj, transmeton Telegrafi.


Në ashtin e tëmblave

sy

Nëse keni lyth në ashtin e tëmblave, do të keni raste të shumta për të bërë afarizëm. Mbase fjala mund të jetë për shpërngulje afariste apo për udhëtim vetëm për t’u argëtuar.

Midis vetullave

n

Lythi në këtë vend premton karrierë të suksesshme. Qoftë kur është fjala për avancime, ngritje page apo vetëm për punën në të cilën jeni të suksesshëm.

Nën vetull

m 6

Nëse keni lyth nën vetull, ai tregon që shumë lehtë mund t’i përshtateni çdo situate dhe të jeni të shkëlqyeshëm në komunikim me njerëzit. Për shkak të këtyre karakteristikave mund të jeni udhëheqës i shkëlqyeshëm.

Mbi buzë

g 1

Njerëzit me lyth në këtë vend janë atraktivë dhe shumica ndaj tyre shfaqin lakmi për shkak të popullaritetit që kanë midis njerëzve. U kushtojnë shumë rëndësi cilësisë së ushqimit, gjërave dhe çdo gjëje tjetër që i rrethon.

Në mollëz

mm

Lythi në këtë vend është shenjë e liderit të shkëlqyeshëm dhe të fortë. Njerëzit me lyth të tillë janë të suksesshëm dhe shumë shpesh arrijnë deri në lartësi impresionuese.

Në shuplakë

d 2

Është shenjë e njerëzve të cilët duan stabilitetin. Shumë rrallë kanë probleme materiale dhe janë të suksesshëm në ekonomizim.

Në shputë

k 4

Njerëzit të cilët kanë lyth në shputë duan çdo gjë që është e re, udhëtojnë shumë, kënaqen me kuzhinat e vendeve të shteteve të tjera dhe pëlqejnë komunikimin. /Telegrafi/