Drejtori i CIA-s, William Burns, paralajmëroi përdoruesit amerikanë të TikTok se duhet të jenë “vërtetë të kujdesshëm” për shkak të shqetësimeve të sigurisë mbi aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze.
Duke folur për PBS në një intervistë gjatë së premtes, Burns tha se ai shpërndau disa shqetësime të shprehura nga zyrtarë të tjerë amerikan mbi atë se TikTok mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Shumë agjenci federale, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe departamentet e Mbrojtjes, Shtetit dhe Sigurisë së Brendshme, e ndaluan TikTok-un nga pajisjet që janë nën pronësinë e qeverisë, dhe të mërkurën e 14 dhjetorit, Senati Amerikan aprovoi një ligj i cili ndalon të gjithë punëtorët federal nga përdorimi i aplikacionit.
TikTok ka thënë se shqetësimet janë nxitur kryesisht nga dezinformatat. Legjislacioni i ri nuk do të prekë më shumë se 100 milionë amerikanë që përdorin TikTok në pajisje private ose në pronësi të kompanisë.
Ndërsa kur ai u pyet se çfarë do t’u rekomandonte njerëzve që t’u tregonin fëmijëve të tyre ose miqve të tyre të moshës së re se nëse ata duhet ta përdorin TikTok-un, ai tha: “Do të isha shumë i kujdesshëm”. /Telegrafi/