LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga vdekja e reperit Pop Smoke

Një vit nga vdekja e reperit Pop Smoke
Pop Smoke Foto: NME

Një vit më parë, më 19 shkurt 2020, industria muzikore humbi një artist tejet të talentuar.

Fjala është për reperin Pop Smoke, i cili u vra në një shtëpi që e kishte marrë me qira në Hollywood Hills, shkruan Mirror.

Pop, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte vetëm 20 vjeç, kur grabitja në vendin që qëndroi mori kahje tjetër.


Katër persona, përfshirë dy të rritur dhe dy prej tyre të mitur, ishin të akuzuar për vjedhje dhe vrasje në qershor të vitit 2020.

Dy të rriturit janë Corey Walker dhe Keandre Rodgers, kurse dy të tjerëve nuk iu është bërë i ditur emri për shkak të moshës.

Një numër i madh i fansave të reperit besojnë se incidenti ndodhi për shkak të imazheve, të cilat i kishte ndarë në rrjete sociale.

Ai shfaqi përmes tyre një vend luksoz, dizajnë të shtrenjta, dhe disa vetura me çmime të larta.

Miku i tij, Mike Dee gjithashtu kishte shpërndarë pamje nga vendi, ku shihej edhe adresa se ku po qëndronin.

Mike dhe Pop Smoke, që të dy pozuan para një veture të bardhë ‘Range Rover’, ndërsa zbuluan disa iniciale të vendit.

Për të mos mjaftuar kjo, ata kishin etiketuar edhe lokacionin, që bënte që të gjendeshin edhe më lehtë.

Sipas Policisë së Los Angeles, vrasja kishte ndodhur në orën 4:29 të mëngjesit, derisa të dyshuarit kishin vendosur maska para se të hynin brenda.

Pasi u qëllua, Pop Smoke ishte dërguar në spitalin e Cedar’s Sinai, ku edhe ndërroi jetë.

Muaj pas vdekjes së tij, në qershor 2020, albumi i “Shoot for the Stars Aim fot the Moon” arriti të jetë në vendin e parë të “Billboard 200 chart”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori