Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, të mërkurën mbrëma.

Rastin e ka konfirmuar zëëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.


Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërkaq në aksident janë përfshirë tri vetura.

"Lidhur me rastin njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, u shpreh Krasniqi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara./Telegrafi/