LAJMI I FUNDIT:

“Një Udhëtim i Përballur me Sfidat e Jetës”

“Një Udhëtim i Përballur me Sfidat e Jetës”

Letër e hapur nga Abdirahim Idrizi

ËNDËRROJA
Për fat të keq ëndrrat e mia zbehen!
Jetoj duke dashur të jem ai që jam

Dua të punoj me ata që i dua, t’i takoj ata që i dua dhe t’i ndihmoj ata që kanë nevojë. Por jeta është një sfidë me shumë të papritura. Përditshmëria ma imponon të takohem edhe me të paftuar, në mesin e të cilëve nuk janë të paktë ata që më prishin disponimin dhe më marrin kohën.


Si i ri, doja të takoja e të njihja njerëz të mençur dhe të ditur. Për fatin tim, duke qenë në lëvizje, edhe kam takuar shumë të tillë. Kam pasur fatin të njohë kultura të ndryshme, fe të ndryshme e mentalitete të ndryshme që në moshën e rinisë. Ishin këto vite kur ëndërroja të bëhesha i pavarur dhe i lirë… Isha ai që rrezatoja guximin, trimërinë, urtësinë… Jetën e kuptoj si orvatje e pandërprerë dhe e palodhshme për t’i realizuar iluzionet për atë që do të ndodhë në të ardhmen.

Në vitet kur posa kisha filluar ta jetësoja ato iluzione dhe të realizoja ëndrrën time, si i pavarur dhe i lirë, doja të takojë një person që të më mbështes në punën time dhe në suksesin tim, që do të më arsyetonte bindjen sepse suksesi im ishte evident, vërehej…

Por veprat që kisha shkruar e botuar deri atëherë, arriti ti shpalos/zbuloj i ndjeri Shkrimtari për fëmijë Gani Xhafolli, i cili konstatoi se unë jam nga ata që kanë arritur të baraspeshojnë të mundshmen dhe për atë që synojmë të arrijmë, se vetëm ata ia dalin të kënaqen me atë që janë dhe veprat që kanë lënë pas vetes, pa ua pasur zili të tjerëve.

I ndjeri Gani Xhafolli i kaloj kornizat e një shkrimtari klasik që i dallon mirëmbajtësin e lulishtes së kësaj bote. Gani Xhafolli është ai që ia shtrin dorën çdo vepre, ai që ditë ta shpalos pasurinë e veprave, duke e ditur se vetëm kështu bëhet jetëgjatë edhe ëndrra e tij. Ganiu për një kohë të shkurtër më bëni për vete. Ai mbeti në mbamendjen time si krijues që më ngjante më ndryshe se të tjerët, por, posa doja ta krahasoja me cilido, ai mbetej vetvetja, por ishte i paparashikuar herë pas here ekstrem në sjelljen dhe në veprat e tij. Me këtë kuptova se si letrar dhe si njeri, atë mund të zbërthesh vetëm nëse ia del të shpalosësh se çka fshihet pas qetësisë dhe heshtjes me të cilat krijonte dhe i përballte të gjitha të mirat dhe të këqijat që ai solli jeta. Pastaj, ai më pranoi dhe e quajta mik, ndonëse gjithmonë kisha një parandjenjë se edhe në miqësi ishte ,,i rëndë,, nga se ëndrrat e t’ia ishte një imagjinatë për disa shërbime të paarsyeshme për mua.

Në vitet kur kisha filluar të pushtoja territorin tim në botën e biznesit, doja të takoja një veprimtar shqiptar si unë, një intelektual apo një politikan tonin, që nuk merrej me politik për të mirën e vetvetes, por për të mirën e popullit, për fat të keq nuk e gjeta. Pra, në vitet kur vrullin tim e kishin zëvendësuar ambiciet të bëhesha zë që dikush do të donte ta dëgjonte, doja të dëgjoja zërin e një njeriu që nuk flet për të dëshmuar mençurinë e vet, por ta u rikujtua se sa shumë gjëra duhet t’i mësosh para se të marrësh guximin të drejtosh të tjerët dhe të vendosësh për fatin e shumë njerëzve dhe për ekzistencën e tyre.

Në vitet kur ecja drejt pjekurisë jetësore, e kur fillova t’u duartrokisnim prijësve tanë që na shpinin drejt ardhmërisë, doja ta takoja një biznesmen, një politikan, apo intelektual shqiptar të mirëfilltë. Një të atillë siç kisha menduar/paramenduar se duhet të jenë dhe ata që dalin në ballë të kolonave, të prinë, të gatshëm që të jenë shembull, që populli t’ia dhurojnë më të vlefshmen dhe më të bukurën që kanë, por duke mos kërkuar asgjë si kundërvlerë. Megjithatë, mendja më thoshte se intelektualët dhe politikanët të tillë mbase nuk ekzistojnë, ose janë aq të rrallë, sa është e pamundur të dalin në sipërfaqe nga se arat-tokat tona nuk janë aq pjellore.

Vitet e rinisë për mua ishin shumë me fat dhe arrita t’i vargëzoj sukseset në shumë drejtime. Por kur nisën të më zbardhen flokët dhe kur ngutesha të arrij të jetësoja ëndrrën time: pra në dekadat e para kur fillova të komunikoj lirshëm dhe të njiheshim mes vete, në Kosovë filloi uzurpimi i institucioneve nga okupatori Serb. Atëbotë, unë isha nga ata të rrallë që u përcaktova të jem në shërbim arsyes e nevojës, të plotësoj një kërkesë vitale e humane në Kosovë siç është shëndetësia.

Unë si një shqiptar e kisha kuptuar herët se nuk është aspak e turpshme të bëhesh i pasur. E kisha kuptuar se gjatë jetës duhet të ëndërrosh sa më shumë, por i vetëm nëse e ke kuptuar se jeta është e shkurtë e ëndrrat janë të panumërta. E kisha kuptuar se vetëm nëse di t’i herrësh mirë ëndrrat e t’i veçosh anësh ato që mund t’i jetësosh në jetë, atëherë ke arritur sukses.

Kam qenë në pozitë, si në vitet e tranzicionit kur na shqiptarët e Maqedonisë donim që mos të na harronte nëna Shqipëri, por edhe Kosova që e konsideronim si atdhe dhe kisha bindur veten se ëndrra jonë u realizua. Doja të ndeshesha në një vetëdijesim, e një solidarizim të popullatës e Kosovës kur arritëm në shtëpitë tona, në korrik të 1999, por për fat të keq nuk arritëm të marrim mësim të Shqiptarët e Maqedonisë për solidarizimin e shprehur.

Për fat të keq ëndrrat e mia zbehen!

Së pari ndodhi me nënë Shqipëri:

Unë ëndërroja një Shqipëri më ndryshe. Në vitin 1990, ëndrra ime u zhduk. Ajo ëndërr që më kishte mbajtur gjallë për një Shqipëri si unë e doja, në vitin 1990 e pash se ishte tjetër, nuk e kryente punën e nënës që i takonte. Ajo vazhdoi të jetë shumë individuale. Nëna-mëma Shqipëri dështoi të kujdeset e t’i mbrojë nga rreziku fëmijët e vet të pambrojtur.

Së dyti ndodhi në Kosovën time:

Pas luftës së Kosovës, pas kthimit masiv me një shpresë se do të bëjmë një Kosovë siç e ëndërronte shumica e popullatës, fatkeqësisht shpresa për çdo ditë po zbehet. Megjithatë fillova të bind veten se do të duhet të prisnim të kalonte një periudhë e gjatë për vetëdijesim.

Më duhet të bindem se ende është herët për shoqërinë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë të ndodhin këto ndryshime. Këtë e dëshmon më si miri përfaqësuesit tonë në Qeveri, në Media, në Banka, tregtarët e pandërgjegjshëm, që luajnë një lojë të kontrolluar mirë në dëm të shumicës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Mësim nga Shkrimi “Ëndërroja”

1. Vlerësimi i Rrugëtimit Personal

▪ Reflektimi mbi të kaluarën: Shkrimi na mëson se është të rëndësishme të reflektojmë mbi rrugëtimin tonë personal dhe arritjet që kemi pasur deri tani.

Mësimet e jetës: Jeta na ofron shumë mësime përmes përvojave dhe takimeve me njerëz të ndryshëm. Kjo na ndihmon të zhvillohemi dhe të kuptojmë më mirë veten tonë.

2. Sfida dhe të Papritura

▪ Përballja me sfidat: Jeta është plot me sfida dhe të papritura. Është e rëndësishme të jemi të përgatitur për to dhe të dimë si t’i përballojmë.

Njerëzit që na prishin disponimin: Në përditshmëri, do të hasim njerëz që mund të na prishin disponimin dhe të na marrin kohën. Duhet të mësojmë si të menaxhojmë këto situata.

3. Kërkimi i Njohurive dhe Kulturave të Reja

▪ Njohja e njerëzve të mençur: Kërkimi i njohurive dhe njohja me njerëz të mençur dhe të ditur është një proces që na pasuron shpirtërisht dhe mendërisht.

Diversiteti kulturor: Të njohësh kultura, fe dhe mentalitete të ndryshme na bën më të hapur dhe të kuptueshëm ndaj botës.

4. Pavarësia dhe Liria

▪ Ëndrra për pavarësi dhe liri: Pavarësia dhe liria janë qëllime të rëndësishme në jetën e njeriut. Arritja e tyre kërkon guxim, trimëri dhe urtësi.

Orvatje e pandërprerë: Jeta është një përpjekje e vazhdueshme për të realizuar ëndrrat dhe iluzionet tona për të ardhmen.

5. Përballja me Dështimet

▪ Dështimet dhe zhgënjimet: Dështimet dhe zhgënjimet janë pjesë e pashmangshme e jetës. Ëndrrat mund të zbehen, por është e rëndësishme të mos dorëzohemi dhe të vazhdojmë përpara.

Vetëdijesimi dhe solidariteti: Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për rrethanat dhe të solidarizojmë me njëri-tjetrin për të arritur qëllimet e përbashkëta.

6. Realizimi i Ëndrrave

▪ Herrja e ëndrrave: Duhet të jemi të aftë të dallojmë mes ëndrrave që mund të realizohen dhe atyre që janë vetëm iluzione.

Veprimi për të jetësuar ëndrrat: Vetëm përmes veprimeve konkrete dhe të menduara mirë mund të arrijmë të realizojmë ëndrrat tona.

7. Përgjegjësia Sociale

▪ Ndikimi në shoqëri: Përgjegjësia jonë si individë është të kontribuojmë për të mirën e shoqërisë. Kjo përfshin punën për të ndihmuar të tjerët dhe për të ndikuar pozitivisht në mjedisin rrethues.

Liderët dhe përfaqësuesit: Është e rëndësishme të kemi liderë dhe përfaqësues të ndershëm dhe të përgjegjshëm që punojnë për të mirën e popullit, dhe jo për interesat e tyre personale.

Përfundim:

Shkrimi “Ëndërroja” na ofron një pasqyrë të qartë mbi rëndësinë e ëndrrave, sfidave dhe përpjekjeve për të arritur qëllimet tona në jetë. Përmes reflektimit personal dhe përballjes me realitetin, ne mund të mësojmë shumë dhe të zhvillohemi si individë dhe si pjesë e një shoqërie më të madhe. /Telegrafi/