Një trup i pajetë i një gruaje gjendet në lumin Sitnica në Mitrovicë (Video, +18)

Sot në orët e mesditës është gjetur një trup i pajetë në lumin Sitnica në Mitrovicë. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ajo është e moshës rreth 40 vjeçe.
Rastin e ka konfirmuar edhe Fexhrije Pllana, zyrtare për informim publik në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicë.
Trupi i pajetë tashmë është nxjerr nga uji, por ende nuk dihet identiteti i saj.
Pllana thotë se askush nuk ka lajmëruar për ndonjë grua të zhdukur deri më tani.
Rasti ka ndodhur në lagjen “2 korriku” në qytetin e Mitrovicës.
Trupi është gjetur rreth orës 16.
“Gruaja është e moshës 35-deri në 40 vjeçe, ndërsa rasti është hapur si vdekje e dyshimit”, ka thënë Pllana për Klan Kosova, medium ky që ka siguruar edhe një video të nxjerrjes së kufomës nga lumi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































