Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë pranë qytetit grek të Nafpaktos herët këtë mëngjes.
Kështu siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur Instituti i Gjeodinamikës së Athinës.
Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra ishte 11 kilometra në juglindje të Nafpaktos, në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Ndërkohë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se tërmeti ishte 4.5 në shkallën Rihter.
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet e mundshme materiale të shkaktuara apo për ndonjë të lënduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































