Një shofer i dehur sulmon policinë, njëri zyrtar pëson lëndime trupore

Rreth orës 00:57 në rrugën “Rruster Kabashi” në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar, shtetas mashkull kosovar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, i dyshuari ka reaguar në mënyrë të dhunshme duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e këtij sulmi, njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































