Zlatan Ibrahimovic është mahnitës në fushë, ndërsa ai di të jetë mjaft interesant edhe jashtë saj.

Krahas futbollit, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka edhe disa biznese, ndërsa në njërin prej tyre, ai vendosi që ta marrë vet në intervistë një kandidat për punë.


Është fjala për “Vitamin Well”, ndërsa kur i doli përpara kandidatit vet Ibra, ai ishte i habitur saqë nuk dinte t’u përgjigjej pyetjeve të thjeshta.

Pyetja e fundit ishte: “Cili është futbollisti yt i preferuar?” dhe teksa kandidati mendohej, 34-vjeçari bëri një mimikë të inatosur dhe natyrisht se përgjigja ishte: “Ti!”. /Telegrafi/