Një Ronaldo tjetër në Serie A, Sampdoria kopjon Juventusin në zyrtarizimin e mesfushorit

Cristiano Ronaldo ka kompletuar transferimin te Juventusi nga Real Madridi.
Transferimi i portugezit është llogarit si sensacion, ndërsa për kampionatin italian Serie A është vlerësuar si transferimi i shekullit.
Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka prezantuar portugezin dhe foto e prezantimit të tij u shpërnda jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.

Por gjatë ditës së sotme një tjetër Ronaldo ka mbërritur në Serie A.
Është klubi i Sampdorias që ka transferuar mesfushorin Guinea me pasaportë angleze, Ronaldo Vieira.
Klubi bardh e kaltër ka bërë zyrtare Ronaldo Vieiran në të njëjtën mënyrë si Juventusi Cristiano Ronaldon.
“Lajmi i fundit! Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias”, shkruhej në njoftimin e klubit në Twitter.
Kaq ka mjaftuar që foto nga zyrtarizimi i Sampdorias të bëjë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Sampdoria e transferoi Ronaldo Vieiran nga Leeds United për 6,5 milionë euro. /Telegrafi/

















































