Një qytetare në veri të Mitrovicës ka raportuar se i është vjedhur biçikleta e saj që e kishte parkuar para hyrjes së ndërtesës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur dje në orën 21:30, shkruan Telegrafi.


Bëhet e ditur se rasti tashmë po hetohet nga njësitë relevante policore.

“Mitrovicë Veri / 16.06.2025 – 21:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i është vjedhur biçikleta e saj që e kishte të parkuar para hyrjes së ndërtesës. Në konsultim me prokurin kujdestar, rasti inicohet dhe po hetohet nga njësitë relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/