LAJMI I FUNDIT:

Një qendër tregtare në Bangkok përfshihet nga zjarri, dy të vdekur dhe 16 të lënduar – për të shpëtuar, dikush u hodh nga dritarja (Video)

Një qendër tregtare në Bangkok përfshihet nga zjarri, dy të vdekur dhe 16 të lënduar – për të shpëtuar, dikush u hodh nga dritarja (Video)

Një zjarr ka shpërthyer në kompleksin tregtar Bangkok CentralWorld të mërkurën mbrëma, duke vrarë të paktën dy vetë dhe duke plagosur 16 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompleksi në qendër të qytetit të Bangkokit është një nga qendrat më të njohura dhe më popullore të qytetit.


“Një (person) vdiq në vendngjarje” dhe një tjetër në një spital aty pranë, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i qendrës emergjente mjekësore Erawan.

Ndërsa guvernatori i Bangkokut, Aswin Kwanmuang u tha gazetarëve në vendin e zjarrit se ndërtesa do të mbyllet derisa të jetë e sigurt.

“Ne duhet ta shohim ndikimin në strukturën dhe policia do të duhet të hyjë për të hetuar”.

Zjarri thuhet se shpërtheu vetëm pak para orës 18:00 lokale.

Automjetet e zjarrfikësve, policisë dhe emergjencës janë përpjekur të bënin rrugën e tyre përmes trafikut të orëve të pikut.

Ndërkohë është thënë se një person ka kërcyer nga një dritare për t’i shpëtuar zjarrit.

Sipas faqes së lajmeve të Khaosod, një shef i policisë lokale tha se zjarri i cili tanimë është vënë nën kontroll shpërtheu në një depo të dokumenteve në katin e tetë të hotelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump

Botë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Kalo në kategori