Një person në Pejë, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është rrëzuar në vendin e punës, njofton Policia.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile -jashtë rrezikut për jetë.


Lidhur me rastin është informuar dhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme. /Telegrafi/