ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një punëtor në Mitrovicën e Veriut është goditur nga një shtyllë betoni dhe është lënduar.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.


Elshani ka thënë se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, shkruan Telegrafi.

“Po, një punëtor është lënduar dje, është goditur me shtyllë betoni”, ka thënë Elshani.

Punëtori ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/