Kameramani dhe gazetari britanik, Vaughan Smith i cili është autor i pamjeve të sulmit në Prekaz, mars 1998, është rikthyer në Kosovë, 25-vjet pas çlirimit, duke dhënë një rrëfim përplot emocione për raportimet që kishte bërë gjatë kohës së luftës.
Smith derisa ishte duke xhiruar sulmet e shtetit serb në Prekaz, ishte sulmuar duke i rënë plumbi në telefon, por kjo nuk e ndaloi atë që t’i dërgonte pamje në Londër, e për ta kuptuar të gjithë së çfarë po ndodhte në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se është e rëndësishme të kthehem këtu, përderisa jem ende gjallë, duke qenë se jam një prej dëshmitarëve të asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme për mua të vij, të përshëndes familjen, t’i përkrahi ata. Dhe, ata janë të lumtur që më shohin, kështu që është mirë”, theksoi ai.
Smith në rrëfimin e tij thotë se ai nuk e kishte ditur që pamjet që do të xhironte do të ishin kaq të rëndësishme.
“Kur e kam xhiruar këtë skenë para 25 vjetësh, nuk e kam ditur se do të kishte kaq e rëndësishme. Kujtoj se si shkuam me veturë atje, dhe e dëgjuam të shtëna, tym bombe dhe pastaj u afruam atje, nëse më kujtohet saktë sepse kanë kaluar 25 vjet, dhe në ditën e parë, morëm pamje të mira ta makinerisë serbe, të ushtarëve serbe me kamuflazhë të kaltër, pra ishin si ushtarë milicie. Kishte ende të shtëna me armë, dhe mund të shihnim shtëpitë duke u djegur, duke u përfshirë këtë këtu”, pohoi ai.
Më tej, ai ka treguar se kur ka tentuar të largoheshin janë sulmuar më armë zjarri.
“Kur provuam të largohemi, drejt nesh u qëllua me armë zjarri dy herë. Dy herë me AK47 kallashnikov që kanë nga 30 plumba, dhe besoj secilën herë gjysma e tyre u drejtua kah ne. Tek gjuajtjet e para, ndjeva diçka të fortë këtu në stomak dhe thash: oh më kanë qëlluar, por nuk ndjeja dhimbje. Por, isha mirë, dhe nuk doja ta shqetësoja gruan time, provova të marrë në telefon, dhe pastaj e pashë që telefoni im kishte një plumb në të”, theksoi ai.
Ai ka treguar se si i kanë dërguar pamjet e masakrave drejt Londrës.
“U kthyem në hotel Grand dhe bëmë montazhën për një reportazh, dhe ishte detyrë e imja që të merrja këtë kasetë për ta dërguar në Londër, dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë ishte nëpërmjet shërbimit të televizionit serb, nëpërmjet satelit, për dallim prej jush që tani mund ta dërgoni lehtë, ne nuk e kishim këtë mundësi. E vetmja mënyrë, për ta dërguar ishte nëpërmjet serbëve, që do ta shihnim se çka kemi, por që nuk mund ta shihnim paraprakisht. Kështu e kishin të gjitha televizionet, kishte marrëveshje për ta dërguar kasetën e tyre, që më pas do të dërgohej në televizionet e tyre, dhe për këtë kishte një pagesë”, rrëfeu ai.
Mes tjerash, ai ka treguar se kasetën me incizime ia kishte dorëzuar një shtetase serbe.
“Më kujtohet që ia dhamë zonjës serbe kasetën, dhe ajo e futi e preku ‘Play’, dhe e pa çfarë kishte në rrugën që do të shkohej Prishtinë – Beograd, Beograd – Londër, por është live. Nëse tashmë e la Prishtinë, mbërrin në Londër, ajo po e shikonte këtë, e nuk kishte reagim në fillim. Por, më pas sytë e saj u zmadhuan dhe e kuptova që ajo nuk e dinte nëse do të duhej ta ndalonte, apo çfarë të bëntë, por nuk e ndaloi”, është shprehur ai.
Smith thotë se ishte i shokuar me pamjet e personave të vrarë.
“Trupat e familjes Jashari ishin dërguar në Skenderaj, diku në një cep ishin vendosur në tokë dhe gazetarët erdhën për t’i parë. Por, më kujtohet që isha i shokuar me numrin e të vrarëve, dhe mënyra se si kjo ishte bërë edhe se si gjithë familja u vra. Nëse kjo nuk do të ndodhte, nuk e di se si do të vinte deri te pavarësia, edhe pse natyrisht kishte edhe ngjarje të tjera, masakra të reja dhe gjëra tjera. Por, këtu nisi gjithçka. Dhe nuk besoj se do të mund të bënim këtë punë, pa fotografitë”, shton mes tjerash ai.
Smith pohon se pamjet e realizuar kanë mundësuar edhe pavarësinë e Kosovës.
“Besoj që ato pamje kanë mundësuara pavarësinë e shqiptarëve të Kosovës, Besoj shumë që për ta përfshirë NATO-n, Perëndimin, ato kishin nevojë të shihnin fotografi, video, sepse ashtu komunikohet në një kohë moderne, se paku ashtu ishte atëherë, tani janë mediat sociale. Por duheshin fotografitë që njerëzit t’i shihnin, dhe këto fotografi u panë nga të gjithë, shqiptarët gjithsesi. Por, u panë nga diplomatët, nga politikanë”.
Tutje, ai thotë se ndjehet i lumtur që ka bërë ato xhirime.
“Më pyetet si ndihem dhe po jam i lumtur, jam krenar që kam bërë këto xhirime. Jam krenar që nga ato xhirime ka ndodhur diçka që ka shpëtuar jetë njerëzisht dhe jam i lumtur që shqiptarët e Kosovës e kanë sot një të ardhme që nuk e kishin atëherë”, nënvizoi ai.
Rrëfimin e kameramanit britanik, e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti thotë se Smith është një visitor I shpeshtë I Kosovës, dhe , ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë.
“Një plumb në telefon ia shpëtoi jetën video-gazetarit, Vaughan Smith pak pasi që ai xhiroi sulmin e shtetit të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Britaniku kaloi në rrezik edhe kur e preku “Play” për të dërguar pamjet e masakrës për botën që ta shohë se çka ndodhi. Smith, një vizitor i shpeshtë i Kosovës pas luftës për liri, ende luan rol në mbajtjen gjallë të dëshmive të krimeve të Serbisë”, shkruan Kurti.
Kosova para pak ditësh shënoi 25-vjetorin e çlirimit të vendit. Serbia kishte kryer masakra të shumta në Kosovë duke vrarë mijëra qytetarë, në mesin e tyre shumë fëmijë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë