LAJMI I FUNDIT:

Një nxënës i vdekur, disa të lënduar – pasi një autobus shkollor godet një automjet, del nga rruga dhe përplaset me një pemë në Gjermani

Një nxënës i vdekur, disa të lënduar – pasi një autobus shkollor godet një automjet, del nga rruga dhe përplaset me një pemë në Gjermani

Një tragjedi në një rrugë të rrëshqitshme dimri në Gjermani.

Bëhet fjalë për ngjarje kur një autobus shkolle pati një aksident të rëndë pranë Cranzahl, një qytet i vogël në Erzgebirgskreis.

Si pasojë, siç raportojnë mediat gjermane, një nxënës ka vdekur – ndërsa 13 persona të tjerë janë lënduar.


Sipas raportimit të mediave gjermane, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në rrugën e mbuluar me borë Richterstrasse.

Sipas gjetjeve fillestare të policisë, autobusi i shkollës është përplasur me një automjet të shërbimit dimëror.

Më pas autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Siç ka konfirmuar një zëdhënëse e policisë për BILD, një fëmijë shkolle humbi jetën në aksident.

Ajo megjithatë nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për vajzë apo djalë. Aktualisht nuk dihet edhe mosha e viktimës.

Ndërkohë, dy të rritur, përfshirë shoferin e autobusit, kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti.

Njëmbëdhjetë persona të tjerë, dhjetë prej të cilëve ishin fëmijë, pësuan lëndime të lehta.

Në vendngjarje ka një numër masiv shërbimesh emergjente dhe qarkullimi është plotësisht i mbyllur.

“Shkaku i saktë i aksidentit është ende duke u përcaktuar. Operacioni në vendngjarje është ende në vazhdim me shërbime të shumta emergjente”, ka thënë zëdhënësja e policisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori