Nga: Italo Calvino
Përktheu: Kujtim Abdi
Na ishin njëherë dy miq të ngushtë, që duheshin aq shumë sa kishin bërë këtë betim: kush të martohej i pari do të thërriste shokun për kumbarë-martese, edhe nëse do të ishte në fund të botës.
Pak kohë më pas, njëri prej dy miqve vdes. Tjetri, që donte të martohej, nuk dinte si të bënte, kështu që i kërkoi mendim rrëfyesit.
Punë e ngatërruar, – tha kryefamullitari, – ti duhet ta mbash fjalën. Thirre, edhe pse është i vdekur. Shkoji tek varri e i thuaj këtë që duhet t’i thuash. Vjen a s’vjen është punë për të.
Djali i vajti tek varri e i tha: – Miku im i shtrenjtë, arriti momenti të martohem; hajde të jesh kumbari i martesës!
U hap dheu e doli jashtë miku i tij. – Sigurisht që do vi, duhet ta mbaj fjalën e dhënë, se përndryshe nuk e di për sa kohë do t’më duhet të qëndroj në Purgator.
Shkuan në shtëpi, dhe më pas në kishë për ceremoninë e martesës. Mbas saj u shtrua tavolina e dasmës dhe miku filloi të tregojë histori nga më të ndryshmet, por për këto që kish parë në botën tjetër as që bëri fjalë. Dhëndri digjej ta pyeste, por i mungonte kuraja. Në fund të darkës, i vdekuri u ngrit dhe tha:
– I dashur mik, mendoj se ta plotësova dëshirën, s’të mbetet tjetër veçse të më përcjellësh një çikë.
– Pa diskutim! Veçse dëgjo, për pakë, mbasi e merr me mend, është nata e parë me nusen time…
Natyrisht, sa të duash!
Dhëndëri e puthi lehtas nusen.
– Po shkoj ta përcjell pak, kthehem shpejt, – dhe doli me të vdekurin.
Duke u llafosur pa e vënë re arritën tek varri. U përqafuan. I gjalli mendoi: “Nëse nuk e pyes tani nuk e pyes më kurrë”, mori guximin e i tha:
– Dëgjo i dashur, dua të të pyes për diçka, ty që je i vdekur: përtej ç’bëhet?
– S’mund ta shpjegoj, – u përgjigj i vdekuri. – Se je kurioz, hajde dhe ti me mua në Parajsë.
Varri u hap, dhe i gjalli ndoqi të vdekurin. E sakaq u gjendën në Parajsë. I vdekuri e shpuri të shihte një pallat të kristaltë, të mrekullueshëm, me porta të arta, ku brenda engjëjt i binin veglave, Shën Pjetri luante në kontrabas, të tjerët kërcenin. I gjalli po shihte me gojë hapur, e kush e di sa do të kishte qëndruar aty po të mos i kishte tërhequr vëmendjen i vdekuri:
– Hajde të shkojmë në një vend tjetër tani!
Dhe e çoi në një kopësht ku pemët në vend të gjetheve kishin zogj të të gjitha ngjyrave që këndonin mrekullisht.
– U hutove fare, vazhdojmë!
Dhe e shpuri në një lëndinë ku vallëzonin engjëjt të gëzuar dhe në qejf si të dashuruarit.
– Tani do të çoj të shohësh një yll! Me yjet kurrë nuk lodhesh së pari, por këtu në vend të ujit lumenjtë sillnin verë dhe dheu ishte i gjithi prej djathi.
Për një çast u kujtua:
– Thuamë kumbarë, u bë një orë që jemi këtu? Duhet të kthehem mbasi nusja do të jetë mërzitur.
– Më duket se u ngope me kaq sa pe?
– Ç’thua?
– Ka mjaft të tjera për të parë!
– E di, por është më mirë të kthehem.
– Mirë, si të duash, – dhe i vdekuri e shoqëroi deri tek varri e më pas u zhduk.
I gjalli me të dalë nga varri nuk e njohu më varrezën. Ishte mbushur plot me monumente, statuja, pemë të vjetra dhe mjaft të larta. Në të dalë të varrezës, pa pallate, tramvaje, automobila, aeroplanë, në vend të atyre shtëpive me gurë që mbante mend. “Ku dreqin jam! Mos kam humbur rrugën! Si janë veshur këta njerëz!”.
Pyeti një plakush:
– Xhaxho, ky vend quhet…?
Po, ky qytet quhet kështu.
– Mirëpo, s’po i jap dum! A e din se ku është shtëpia e këtij që është martuar dje?
– Dje? Unë jam sakrestan dhe ta them me siguri se dje s’është martuar njeri!
– Si është e mundur? Jam martuar unë! – dhe i tregoi se si kishte shoqëruar në Parajsë kumbarin e tij të vdekur.
– Je duke thënë ëndrra, – tha plaku. – Kjo është një histori e vjetër që e tregojnë të moçmit: për dhëndrin që ndoqi kumbarin e tij në varr dhe s’u kthye më, dhe e shoqja vdiq prej hidhërimit.
– S’është e mundur! Dhëndëri jam unë!
– Mirë pra! Gjëja e vetme që mund të bëjmë është të shkojmë pa humbur kohë e të konsultohemi me Veskovin.
– Veskovin? Po këtu është vetëm një kryefamullitar!
– Ç’famullitar! Ka kaq vjet që këtu është vënë Veskovi. – dhe e shpuri tek Veskovi.
Veskovi, kur i riu i tregoi ç’i kishte ndodhur, u kujtua për një histori që e kishte dëgjuar në fëmijëri. Mori regjistrat dhe filloi t’i shfletojë: tridhjetë vjet më parë, jo; pesëdhjetë vjet, jo; njëqind, jo; dyqind, jo. Dhe vazhdoi të hapte të tjera. Më së fundi, mbi një fletë krejt të grisur e të zhyer, gjeti vërtet këta emra.
– Ka ndodhur treqind vjet më parë. Dhëndëri u zhduk në varrezë dhe nusja vdiq prej hidhërimit. Lexo këtu po s’besove!
– Ky jam unë!
– Ke qenë në botën tjetër? Tregomë, të lutem tregomë diçka!
Por djali u zverdh si t’i vinte vdekja dhe u shemb përdhe. Kështu vdiq, pa mundur të tregojë asgjë nga sa kishte parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj