Gjykata e Suharekës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar (policit).
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren – Dega në Suharekë, thuhet se gjyqtari i procedurës – Qemail Suka, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 par. 1, dhe veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 2 lidhur me par.1 dhe 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se me datën 10 janar në orët e mëngjesit, në Suharekë, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarës respektivisht bashkëshortes së vëllait të tij, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake pasi që më parë i pandehuri e kishte keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte, ndërsa në momentin kur e dëmtuara ka qenë në shtëpi i pandehuri i drejtohet të dëmtuarës me fjalë si dhe e largon nga shtëpia, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh.
Me datë të njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri B.K., me dashje e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., i cili kishte shkuar në kryerjen e detyrave zyrtare, kur zyrtarët policor kanë shkuar në vend ngjarje për tu marrë me rastin, takohen me të pandehurin, i pandehuri B.K., nuk ka qenë bashkëpunues me zyrtarët policor, në një moment i pandehuri nga xhepi i ka nxjerrë një mjetë të rrezikshëm – thikë dhe me të njëjtën e sulmon fizikisht të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., të cilit i shkakton edhe lëndime trupore në pjesën e kokës”, thuhet në vendim, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, andaj ekziston edhe rreziku se nëse i pandehuri lihet në liri i njëjti mund të përsëris apo të kryej vepra tjera penale të kësaj natyre, sepse rasti i dhunës, ka ndodhur në familjen në të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi i pandehuri dhe e dëmtuara, ndërsa zyrtarin policor e ka sulmuar me thikë.
“Nga arsyet e cekura më lart caktimi i masës së paraburgimit paraqitet si masë më e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për ta siguruar prezencën e pandehurit dhe zhvillimin e procesit normal të kësaj procedure penale, pasi që masat tjerat alternative janë të pamjaftueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë