LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi policët me kamion në Leposaviq

Një muaj paraburgim për personin që sulmoi policët me kamion në Leposaviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar 30 ditë paraburgim për A.D. i cili dyshohet për tre vepra penale, ‘vrasje në tentativë’, ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim i mallrave’.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari A,D, të shtunën në fshatin Llazhinë të komunës së Leposaviqit, ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë, duke mospërfillur urdhërata e policisë për të ndaluar kamionin në një pikë kontrolli.

I dyshuari gjatë ikjes me kamion në të cilin kishte kryesisht pije të kontrabanduara nga Serbia, ka goditur dy herë automjetin e policisë, ku si pasojë e goditjeve zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore.


Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte
Lexo po ashtu Lëndohen pesë zyrtarë policor në veri, u goditen në veturë nga një kamion i cili po kontrabandonte mallra dhe tentoi të ikte

Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë, i dyshuari provon të ikë këmbë drejt malit, mirëpo pa sukses sepse arrestohet nga policia.

Avokati i të dyshuarit, Nebojsha Vllajiq, ka bërë të ditur për KosovaPress, se deklaratat e politikanëve rreth këtij procesi nuk i kontribuojnë drejtësisë.

‘Dhënia e deklaratave nga ana e politikanëve në Kosovë rreth këtij gjykimi se kush duhet të qëndrojë në paraburgim dhe kush jo, si dhe paragjykimi që në fillim, asesi nuk i kontribuon këtij procesi dhe bënë presion si në prokurori, ashtu edhe në gjykatë se si duhet të sillen në këtë proces’, ka thënë Vllajiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori