Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Qemail Suka, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Ngacmimi nga neni 182 par.1 lidhur me par.4 të Kodit Penal të Kosovës.
Në komunikatën për medie, thuhet se gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjykata ka vlerësuar nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri A.B., nga data 04 janar në vazhdimësi deri me datë 15 maj 2021, në Suharekë, i pandehuri vë personin tjetër nën vëzhgim – respektivisht të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit, frikësimit, ashtu që në të njëjtin objekt banesor ku e dëmtuara dhe i pandehuri A.B., janë fqinjë, në atë mënyrë që i pandehuri vazhdimisht e vëzhgon të dëmtuarën si dhe e keqpërdor numrin e telefonit të saj, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim, frikë dhe pasiguri”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë po ashtu thuhet se “a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.
Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, dhe para Prokurorisë duhet të dëgjohet e dëmtuara, i pandehuri dhe dëshmitarët eventual lidhur me sqarimin e mënyrës dhe rrethanave në të cilat është kryer vepra penale.
“Gjithashtu me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtari i procedurës ka marrë parasysh faktin që i pandehuri të dëmtuarën e ka ngacmuar edhe më herët të cilin ngacmim e dëmtuara e ka lajmëruar në polici, duke e mbajtur të dëmtuarën nën vëzhgim tek e cila ka shkaktuar shqetësim në vazhdimësi, andaj si pasojë e këtyre veprime antiligjore, rrezikshmërinë dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, kjo sjellje e të pandehurit dhe sjelljet në vazhdimësi të ngjashme të tij si dhe i njëjti është recidivist fakt ky që tregon se është i padisiplinuar dhe i pa përmirësueshëm e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri, mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë”, thuhet tutje në komunikatë.
Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale dhe për sigurimin e pranisë së të pandehurit para institucioneve të drejtësisë.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Njëqind vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, ITSHKSH promovoi pullë postare në nder të tij

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet