LAJMI I FUNDIT:

Një monedhë e rrallë zbulohet në Jerusalem

Një monedhë e rrallë zbulohet në Jerusalem

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një monedhë të rrallë bronzi në Jerusalem, që daton nga revolta e shekullit të II-të të hebrenjve të provincës romake të Judesë kundër Perandorisë Romake.

Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA) njoftoi se monedha ishte zbuluar pas gërmimeve në një park në rrëzë të malit të Tempullit, Harem al-Sharif.

Vendi i shenjtë i Jerusalemit është nderuar nga hebrenjtë, sepse përmban rrënojat e tempullit të tyre biblik, e po ashtu dhe nga myslimanët sepse besojnë se profeti i tyre, Muhamed, u ngjit në parajsë nga ai mal. Atje romakët ndërtuan një tempull të perëndisë Jupiter, pasi shkatërruan tempullin hebre në vitin 70 dhe para se myslimanët të ndërtonin xhaminë al-Aksa dhe Dome.


Revolta hebraike, e udhëhequr nga rabini Simon Bar Kokhba, shpërtheu rreth gjashtë dekada pas shkatërrimit të tempullit biblik hebre dhe zgjati deri në pesë vjet. /ABC/

Në trend Kultura

Më shumë
PARAJA

PARAJA

Poezi
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Lufta e Vraninës dhe akti heroik i Oso Kukës

Kulture
PORTRETI

PORTRETI

Poezi
DIGJITALE

DIGJITALE

Poezi
REFLEKTIME

REFLEKTIME

Poezi
Kalo në kategori