“Një mjek në Kosovë na tha se nuk mund të ecë”: Fëmija pesëvjeçar hedh hapin e parë në Turqi (Foto)

Ozer Taç, fëmija pesëvjeçar i cili së bashku me familjen kishin shkuar nga Kosova për t’u mjekuar në Bursa të Turqisë, ka hedhur hapin e parë pa mbështetje, duke sjellë kështu buzëqeshjen tek familja e tij.
Siç shkruan Anadoly Agency, vogëlushi Ozer, i cili nuk kishte arritur rezultate nga trajtimi dyvjeçar në Kosovë, në muajin dhjetor kishte shkuar në Spitalin Pediatrik Spastik dhe Qendrën e Rehabilitimit Dr. Ayten Bozkaya në Bursa.
Aty ai i ishte nënshtruar ushtrimeve, ergoterapisë, hidroterapisë dhe elektroterapisë, nën mbikëqyrjen e specialistëve të trajtimit fizik dhe fizioterapistëve.
Në Kosovë një mjek i kishte thënë se e ka të pamundur të ecë, ndërkohë që me hapin e parë pas terapisë tremujore, Ozeri, krahas gëzimit që përjetoi vetë, solli edhe buzëqeshje në fytyrën e së ëmës Gulxhanes dhe babait Huseinit.
Teksa më parë nuk mundte madje të qëndronte në këmbë, Ozeri tani mund të eci pa ndihmën e askujt.

Specialisti fizioterapisë, Koza Çubukçu, duke folur për AA, ka thënë se kur Ozeri kishte ardhur për herë të parë në spital, ai nuk kishte mundur të ulet, të ngre duart apo të qëndrojë në këmbë.
Çubukçu njofton se kanë zbatuar metoda të llojllojshme për ta rritur lëvizshmërinë fizike të Ozerit.
“Planifikuam trajtim që të mund të ulet dhe të ngre duart. Me pacientin zbatuam trajtim në përputhje me gjendjen e tij. Aktualisht, jemi duke zbatuar vetëm trajtim fizik. Pas kësaj, nëse është e nevojshme, mund të zbatojmë edhe alternativa të tjera, siç janë ndërhyrja kirurgjike dhe injektimi me botoks. Pacientin e pranuam më 5 dhjetor, kurse tani është ngritur në këmbë. Trajtimi nuk ka përfunduar ende, pra, aktualisht nuk është në nivelin që ne dëshirojmë. Marrja e një rezultati kaq të shpejtë sipas nesh është një gjendje gëzueshme”, thekson Çubukçu, duke shtuar se Ozeri tani ka filluar të përdorë edhe duart.
Ai më tej shpjegon se vogëlushi Ozer vuan nga paraliza cerebrale dhe thotë se rezultatet janë të kënaqshme kur sëmundja zbulohet në katër vitet e para të saj.
Ndërkaq, fizioterapeutja Aslı Erdem Karadağ, duke treguar se për Ozerin kanë zbatuar fizioterapi të posaçme, ka thënë se kanë shpresë se do të arrijnë në nivelin e dëshiruar dhe që me kohë gjendja e Ozerit do të përmirësohet edhe më shumë.
Ndërkaq babai i tij, Husein Taç, ka rrëfyer se i biri i tij është mjekuar për dy vite në Kosovë, megjithatë, nuk kanë arritur asnjë rezultat.
Për këtë arsye, siç thotë ai, i janë adresuar kryetarit të Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, duke ia parashtruar kërkesën për trajtim në Turqi.
“Bytyqi kontaktoi me Ankaranë. Na pyetën se në cilin qytet të Turqisë dëshironim të shkonim. Ndërkaq, ne zgjodhëm Bursën, dhe erdhëm në Spitalin Ayten Bozkaya. Fëmija jonë nuk ecte aspak në Kosovë. Këtu arriti sukses të madh dhe brenda një periudhe të shkurtër u ngrit në këmbë”, shprehet Husein Taç, duke shprehur falënderimet e tij.
Ai po ashtu tregon se para se të vinin në Turqi u janë drejtuar mjekëve në Kosovë.
“Njëri nga mjekët na tha se Ozeri nuk mund të ecë. Një tjetër na tha se mund të ecë, mirëpo brenda dy viteve arritëm shumë pak sukses. Lëvizjet e dorës së Ozerit ishin shumë të vogla”, thekson Taç, për të shtuar se në spitalin në Bursa Ozeri ka përmirësuar të folurit dhe ecjen.
Ai tregon se Ozeri do të qëndrojë së bashku me të ëmën për vazhdimin e trajtimit dhe se në Kosovë do të kthehen pas përfundimit të tij pas dy ose dy muajve e gjysmë.
Ai shton se edhe pasi të kthehen në Kosovë, do të vazhdojnë trajtimin. “Ozeri është shumë i lumtur”, tregon Taç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës