LAJMI I FUNDIT:

Një kolonë me tanke izraelite i është afruar kufirit të Rripit të Gazës, a pritet hyrja e forcave tokësore në rajon?

Një kolonë me tanke izraelite i është afruar kufirit të Rripit të Gazës, a pritet hyrja e forcave tokësore në rajon?

Ushtria izraelite si duket po lëviz me pajisje ushtarake drejt kufirit të Rripit të Gazës, sipas pamjeve të publikuara në internet.

Videoja tregon një kolonë tankesh izraelite Merkava që lëvizin drejt Rripit të Gazës. Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari raportoi se 31 batalione janë tashmë në kufi, transmeton Telegrafi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje banorëve të Gazës të largohen nga aty.


Netanyahu u zotua se autoritetet e vendit do të shkatërrojnë të gjitha vendet ku mund të fshihen mbështetësit e armatosur të grupit terrorist Hamas.

Ndërkaq, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoaev Gallant ka thënë se ripushtimi i Gazës është i pashmangshëm.

“Ajo që ka qenë, nuk është ajo që do të bëhet. Ne do të ndryshojmë fytyrën e realitetit në Gaza”.

“Duket si një ofensivë tokësore në Gaza dhe ri-pushtimi i zonës është i pashmangshëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori