Një klauzolë në kontratën e Mourinhos e bën atë të paprekshëm, Fenerbahce ka frikë ta shkarkojë portugezin

Fenerbahçe e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë në Superligën turke, duke dështuar të fitojë titullin kampion dhe duke lënë pas vetes një ndjenjë zhgënjimi.
Pas rezultateve të pakënaqshme, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të trajnerit Jose Mourinho, i cili u emërua me bujë në krye të ekipit.
Megjithatë, një klauzolë në kontratën e portugezit mund ta ndalojë klubin të marrë këtë hap të menjëhershëm.
Kontrata e Mourinhos përfshin një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh në rast të shkarkimit, shifër që 'Kanarinat' po hezitojnë ta paguajnë.
Për momentin, klubi turk nuk është i sigurt nëse është i gatshëm të përballojë një kosto të tillë financiare, duke e lënë situatën pezull.
Në rast se vendoset për largimin e Mourinhos, kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Ismail Kartal, trajner aktual i Persepolis në Iran.
Kartal ka një histori me Fenerbahçen, pasi ka punuar më parë në klub dhe gëzon mbështetje nga një pjesë e drejtuesve dhe tifozëve. /Telegrafi/



















































