Mjafton të hapesh Facebook-un edhe nuk u shpëton dot lajmeve nga Vëllai i Madh [Big Brother]. Jul Deda paska qenë kundër këtij formati, por tani është futur si konkurrent. Mirë ka bërë. Madje, shumë mirë, “do të thosha unë”, se “vetëm gomari nuk ndryshon mendje”! Drini Zeqo la shtëpinë për arsye familjare. Kaq mjaftoi që disa nga banorët që kishin më pak se një javë që jetonin me të, t’i kaplonte një dëshpërim i thellë! Çfarë drame! Nuk po bëj asnjë koment për fjalorin edhe batutat e Roza Latit në publik, për shkak të konfliktit të interesit. Sepse, edhe ajo është nga Vlora, njësoj si unë. Por, sado fakte të rreshtojmë në rrjetet sociale e nëpër tavolina, e sado te distancohemi nga këto formate, një gjë duhet ta pranojmë: të ashtuquajturat spektakle të realitetit [reality show] sot janë ngurtësuar e kthyer në institucionin më të suksesshëm në industrisë e argëtimit.
Jul Deda, sot konkurrent, në vitin 2015 e pranonte se efektet e kësaj rrënjosjeje nuk janë inkurajuese. Shfaqjet e këtij tipi të spektaklit ndihmojnë në normalizimin e mizorisë, armiqësisë, mediokritetit, pabesisë, vulgaritetit, injorancës, mashtrimit, duke i shpërblyer njerëzit që i përdorin këto tipare. Madje, edhe duke kurorëzuar përdoruesin më të mirë të tyre.
Fakti që ato janë sot emisionet më të ndjekura, shkon më tej sesa arsyetimi që ato paraqesin një projeksion të moçalit shoqëror. Po të analizojmë modelin ekonomik që zhvillohet brenda tyre, ato janë produkt i pastër i ekonomisë së lirë e të parregulluar të tregut mediatik.
Për ta bërë sa më të prekshme këtë analizë, po e filloj me komodifikimin, një virtyt bazë i kapitalizmit liberal.
Komodifikimi është bashkim i dy fjalëve: fjalës “commodity” që janë mallra ose shërbime me një vlerë ekonomike dhe fjalës “modifikim” që është ndryshim në funksion ose formë. Komodifikimi është mënyra se si në kapitalizmin liberal realizohet objektivi i akumulimit të kapitalit ose vlerës nëpërmjet shndërrimit në formë edhe në funksion të çdo gjëje të cilës mund t’i gjendet një vlerë këmbimi. Për shembull, puna është komodifikim i njohurive, aftësive, talentit apo edhe i krahut të punës për të kryer procese të caktuara, duke i shndërruar këto të fundit në vlera monetare. Profesori shpërndan njohuritë e tij dhe paguhet për këtë. Shkrimtari shkruan një libër dhe siguron përfitime monetare duke komodifikuar të drejtat mbi veprën. Shpikësi komodifikon të drejtat mbi përdorimin e shpikjes së tij, Punonjëset e seksit kanë komodifikuar marrëdhëniet seksuale të cilat në funksionin e tyre të parë – e kryesisht moral – nuk janë për shitje. Ndërsa, në një spektakël të tillë konkurrentët përpiqen të komodifikojnë trupin, ndjenjat, emocionet, veset e pse jo edhe e jetën tyre private.
Vëllain e Madh dhe formatet e ngjashme me të, ekonomistët i lidhin me tregun e vëmendjes. Edhe pse shpesh diskutohen si një zhanër unik psikosocial, këto formate ofrojnë një mënyrë punësimi për njerëzit që duan të pasurohen nëpërmjet vëmendjes. Pra, një aktor/e, një gazetar/e, një moderator/e dikur të punësuar në një shfaqje a emision me skenar, shndërrohet në interpretues në një sipërmarrje me buxhet të ulët, me qëllim sigurimin e vëmendjes më të gjerë të publikut. Të gjithë këta “të punësuar” kanë shpresën se me anë të mediave sociale, famën e fituar në “shtëpinë më të famshme në botë” do ta monetarizojnë në të ardhmen e afërt. Ata ëndërrojnë të shndërrohen në “tabela frymore marketingu në Instagram” ose të vazhdojnë të jenë protagonistë në formate të tjera po kaq surrugato nga përmbajtja.
Ndaj, jo pa qëllim, këto formate janë konkurruese, pasi konkurrimi është formula ekselente për të rritur audiencën dhe bashkë me të fitimet, sepse dramat, viktimizimi dhe narrativat emocionale që janë kaq të nevojshme për të siguruar vëmendje, prodhohen lehtësisht në formate konkurruese. Ndërsa, vetëm audiencat e zgjuara mund ta kuptojnë se “realiteti” aty nuk mbart ndonjë ngjashmëri me realitetin. Roza Lati për shembull e di mirë që është e punësuar në një sipërmarrje nga e cila ose mund të fitojë ose mund të dal me gisht në gojë. Ndaj, që të fitojë, duhet të debatojë ashpër me kë i del përpara, të shëtisë me tanga nëpër shtëpi, të tregojë pse u nda nga i dashuri, madje edhe të kërcënojë se është e zonja të katrorizojë organet njerëzore (natyralisht të rrumbullakëta). Ndërsa, ndonjë tjetër që të ofrojë spektakël, loton në një dramë të vërtetë malli në mënyrë që historia të bëhet më e trishtuar dhe më dramatike për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Fituesi i vitit të kaluar, edhe pse shpiku një sëmundje të rëndë e shkoi edhe në urgjencë, prapë fitoi. Për të gjithë këtë ofertë racionalisht irrituese, ka një kërkesë emocionalisht të pranueshme. Natyra njerëzore magjepset nga tragjedia, konfliktet ekstreme dhe shkeljet e normalitetit. Ato janë hipnotike për t’u parë, aq më tepër kur ndodhin në televizion.
E pra, ndërsa është lejuar të lulëzojë një treg që mund të plotësojë nevojat më të dobëta e më të errëta të natyrës njerëzore, që shpërblen vulgaritetin, mashtrimin dhe injorancën, por që i siguron produksionit dhe fituesit shumë para e famë (madje këtij të fundit edhe një intervistë në podkastin e Kryeministrit!), ç’faj kanë Roza, Juli që ndërroi mendje apo Romeo, që duan me çdo kusht të fitojnë? Tregu i lirë dhe i parregulluar nuk kujdeset për normat morale e shoqërore, ndaj edhe në procesin e ndërtimit të kapitalizmit liberal, duke rendur pas suksesit i cili matet vetëm nëpërmjet parasë edhe duke neglizhuar vlerat e përbashkëta shoqërore , privatizuam çdo gjë publike dhe po shesim në publik çdo gjë private. Ndaj mos e gjykoni Rozën. Ky treg mediatik këtë produkt ka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës