Një kamion përplaset me barrierat e sigurisë përballë shtëpisë së Bardhë – detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Shoferi i një kamioni është arrestuar pasi u përplas me barrierat e sigurisë përballë Shtëpisë së Bardhë të hënën mbrëma.
Një zyrtar i Shërbimit Sekret tha se askush nuk ishte lënduar - më vonë duke shtuar se kamioni ishte konsideruar jo i rrezikshëm dhe se hetimet fillestare sugjeruan se përplasja mund të ishte e qëllimshme, përcjell Telegrafi.
Disa rrugë lokale dhe zona për këmbësorët u mbyllën, kishte thënë më herët ai.
WUSA - një stacion televiziv i lidhur me CBS që mbulon Uashington DC - citoi një dëshmitar të thoshte se shoferi kishte goditur barrierat edhe për herë të dytë, pas përplasjes fillestare.
Incidenti - i cili ndodhi pak para orës 22:00 – thuhet se shkaktoi evakuime të disa hoteleve lokale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































