LAJMI I FUNDIT:

Një grua dhe një burrë tentojnë vetëvrasjen në Korçë

Një grua dhe një burrë tentojnë vetëvrasjen në Korçë

Dy persona, një grua dhe një burrë, nga qyteti i Korçës kanë tentuar t’i japin fund jetës duke konsumuar sasi të konsiderueshme medikamentesh të ndryshme. Të dyja rastet kanë ndodhur ditën e djeshme (e martë).

Rasti i parë ka të bëjë me një grua 29 vjeçare, e cila në kushte depresioni në banesën e saj është vetëhelmuar, me medikamente mjekësore. E reja, e cila është identifikuar me inicialet G.XH., është gjetur nga familjarët në gjendje të rënduar të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërsa personi tjetër i cili ka marrë po të njëjtin akt fatal për jetën, është 67 vejçari R.Ç. Mësohet se i moshuari është gjetur në banesë në gjendje mjaft të rëndë nga familjarët e tij pasi kishte konsumuar medikamente mjekësore me shumicë. Menjëherë pas konstatimit ata e kanë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Dyshohet se tentativa për t’i dhënë fund jetës në të dyja rastet ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Materialet për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.