LAJMI I FUNDIT:

Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale

Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale

Një gjigant mediash amerikane ka ndalur përdorimin e AI për të shkruar artikuj pasi u bënë objekt talljeje në mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gannett, i cili zotëron qindra gazeta lokale në SHBA, kishte eksperimentuar me përdorimin e mjetit të shkrimit sportiv LedeAI të fuqizuar nga AI në botimet e tij rajonale.

Megjithatë, lexuesit vunë në dukje shpejt se shumë prej këtyre artikujve u mungonin detaje, ishin shkruar keq dhe lexoheshin sikur shkruesi të mos e kishte parë kurrë sportin në fjalë.


Një zëdhënës i Gannett ka konfirmuar për Business Insider se kompania kishte ndërprerë përdorimin e mjeteve LedeAI për të shkruar artikuj, një lëvizje e raportuar fillimisht nga Axios.

“Ne kemi ndërprerë eksperimentin LedeAI sportiv dhe do të vazhdojmë të vlerësojmë ndërsa përsosim proceset për të siguruar që të gjitha lajmet dhe informacionet që ofrojmë përmbushin standardet më të larta gazetareske”.

Gannett është në mesin e një numri botimesh që kanë eksperimentuar me gazetarinë e krijuar nga AI, me rezultate të përziera. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Kalo në kategori