Në një video të publikuar në internet shihet një figurë e çuditshme e ulur në mes të rrugës, në një zonë të përfolur se janë parë herë pas here fantazma.

Pamjet e frikshme u kapën nga një automjet që po lëvizte gjatë natës nga Taman Tasik Perdana për në Bukit Tunku, në Kuala Lumpur të Malajzisë.


Teksa makina kalon kthesën, përcjell tvklan.al, një figurë e çuditshme mund të shihet e ulur në mes të rrugës me këmbët e kryqëzuara.

Shoferi ndalon menjëherë dhe thotë: “Ok, kjo është e pak e frikshme”.

Pasagjeri i përgjigjet: “Po, kjo është vërtetë e frikshme”.

Shoferi nis të kthejë makinën, ndonëse rruga duket me një kah.

Pasi videoja u postua në internet, shumë prej komentuesve thanë se kishin patur eksperienca të ngjashme në këtë zonë.

Historitë për figura të çuditshme në këtë rrugë, sipas tyre, vijojnë prej 10 vitesh.