Këngëtarja e muzikës R&B aktualisht është duke mbajtur një varg koncertesh në Britani të Madhe si pjesë e turneut të saj “I Am...”

Ndërsa, derisa po përgatitej për të filluar koncertin në O2 Arena të hënën, një fans kishte arritur t’i shpëtojë sigurimit dhe t’i afrohej asaj derisa këngëtarja i drejtohej skenës.

“The London Paper” tregon se fansi i kishte hapur krahët dhe kishte bërtitur emrin e saj duke qarë, para se ekipi i sigurimit ta kthente atë prapa.