Një fans i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, ka pohuar se është lënduar rëndë në një aksident piroteknik gjatë një koncerti të saj në Malajzi.
Artistja britanike ndodhet aktualisht në turneun e saj “Radical Optimism”, dhe koncertet në Azi nisën më 5 nëntor në Singapor. Megjithatë, më pak se një muaj pas fillimit të turneut, i cili do të zgjasë deri në tetor 2025, fansi ka ngritur pretendime për një lëndim gjatë një prej performancave në “Axiata Arena” në Kuala Lumpur më 23 dhe 24 nëntor.
Në një postim në Reddit, fansi ndau një fotografi duke treguar pretendimet e tij mbi atë që ndodhi. Ai pyeti ndjekësit nëse mund të kompensohej për dëmin e pësuar. “Më goditi në kokë një tub metalik piroteknik gjatë koncertit të Dua Lipës në Malajzi sot”, shkroi ai.
Në komentet e mëvonshme, fansi përshkroi me më shumë detaje atë që kishte ndodhur, falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe sqaroi se pas incidentit kishte marrë shtatë qepje dhe një skanim të trurit (CT scan). Ai pretendoi se dy persona kishin paguar faturën e tij mjekësore prej 2712 ringit malajzianë (rreth 482.10 paund apo 579.79 euro).

“Dy djem erdhën dhe filluan të flasin për kompensim për hotelin, biletat e koncertit dhe fluturimin. U thashë se nuk isha gati të flisja dhe se duhet të kontaktoja ambasadën, avokatin dhe ndoshta policinë. Ata paguan faturën time spitalore sepse nuk kam para për këtë. Nuk dua të prish reputacionin e Dua Lipës, nuk është e drejtë. Dua vetëm kompensim të drejtë për këtë përvojë pranë vdekjes (kam pasur fat që tubi prej 5-7 kilogramë nuk më goditi me anën e mprehtë)”, shkroi fansi.
Më tej, ai shtoi: “Pasi paguan faturat e mia mjekësore, njëri prej tyre kërkoi të fshija postimin, por refuzova. Gjithashtu, nuk pranova të më dërgonin në hotel. Mora numrat e tyre dhe u thashë se ndoshta do të flasim nesër”.
Në postimin e tij, fansi pohoi se një “autoritet i stadiumit” i kishte konfirmuar se përveç faturave mjekësore, asgjë tjetër nuk do të kompensohej. Nuk ka ende konfirmime nëse pajisjet piroteknike ishin pjesë e shfaqjes apo ishin përdorur nga spektatorët.
Një zëdhënës i Live Nation i tha gazetës The Mirror: “Kemi kërkuar informacion të detajuar nga furnitori i përfshirë mbi mënyrën se si ndodhi kjo, dhe natyrisht urojmë një rikuperim të shpejtë për të dy fansat”.
Dua Lipa është përballur edhe më parë me incidente të ngjashme. Në korrik 2022, gjatë një koncerti në Toronto, fishekzjarre të “papaautorizuara” u ndezën nga turma, duke shkaktuar lëndime tek disa fansa. Pas incidentit, ajo kërkoi falje, duke deklaruar:
“Nata e kaluar, fishekzjarre të papaautorizuara u ndezën në turmë gjatë performancës sime në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në koncertet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe unë dhe ekipi im jemi po aq të tronditur dhe të habitur nga ngjarjet sa edhe ju.
Një hetim mbi ngjarjen po vazhdon, dhe të gjithë të përfshirët po punojnë për të kuptuar si ndodhi kjo. Realizimi i këtij koncerti për fansat e mi ka qenë një përvojë e mrekullueshme, dhe më vjen thellësisht keq për këdo që u tremb, ndjeu pasiguri, ose u ndikua negativisht nga kjo ngjarje. Gjithë dashuria ime, Dua”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Publikohet traileri i serialit “The Last of Us”, sezoni i dytë vjen më 13 prill

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa