LAJMI I FUNDIT:

Një dekadë pas rrahjes brutale, Chris Brown i komenton Rihannës duke e quajtur “mbretëreshë” në Instagram

Një dekadë pas rrahjes brutale, Chris Brown i komenton Rihannës duke e quajtur “mbretëreshë” në Instagram

Chris Brown e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital.

Të premten, Chris Brown ndau mendimin e tij për fotografitë e reja të Rihannës, të cilat ajo i publikoi në Instagram, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këto fotografi, në të cilat ajo shfaqej mjaft provokuese, Rihanna i ka realizuar për të promovuar linjën e saj të re të të brendshmëve “Savage X Fenty”.


Brown përshëndeti artisten dhe sipërmarrësen 31-vjeçare, duke i kërkuar asaj të lëshojë muzikë të re.

“Vazhdo të ngritesh mbretëreshë”, ishin disa nga fjalët e këngëtarit në komentin e bërë në Instagram.

Rihanna dhe Chris Brown (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Dikur dyshja kanë qenë në lidhje, por marrëdhënia e tyre përfundoi në mëngjesin e 8 shkurtit të vitit 2009, kur Chris e rrahu Rihannën aq keq, duke e bërë për spital.

Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.

Këngëtari u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje. /Telegrafi/

Rihanna dhe Chris Brown në vitin 2008 (Foto: Scott Gries/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori