Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, po vazhdon të ndalojë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, sot ka sjellë në Prishtinë, historikun e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë përmes fotografive dhe dëshmive tjera arkivore, të cilat pasqyrojnë momente shumë dimensionale të kryeqytetit shqiptar.
Në hapjen e muzeut, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se ky muze lëvizës synon promovimin e turizmit dhe kulturave në vendet shqipfolëse. Ai ka theksuar se nisma e Tiranës duhet të transformohet në aktivitet tradicional vjetor.
“Ky muze lëvizës synon promovimin e turizmit, kulturës dhe traditave të qyteteve shqip folëse, tani më të bashkuara në Unionin e Bashkive shqiptare në rajon. Iniciativa e organizimit të këtij muzeu lëvizës nga bashkia e Tiranës, do të mundësoj edhe promovimin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale, po në të njëjtën kohë ajo do të strehoj rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti që bëri gjatë një shekulli dhe u shndërrua në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Nisma e Tiranës duhet të transformohet në aktivitet tradicional vjetor si dhe të zgjerohen këto muze lëvizëse”, ka thënë Nushi.
Ndërsa, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka thënë se në këtë 100 vjetor vendosën që historinë e Tiranës të sjellin edhe në Prishtinë. Derisa ka theksuar se bashkëpunimi në mes të dy kryeqyteteve nuk duhet të mungojë.
“Për mua është shumë emocion sot, jo sepse nuk di çfarë të them por se kam kaq shumë gjëra për të thënë. Për Tiranën dhe Prishtinën kjo çështja e vizitave reciproke nuk është fare sfidë sepse ne sa herë që themi po shkojmë në Prishtinë është njësoj si të themi po shkojmë në Durrës, kështu që nuk e kemi sfidën e të pa njohurës. i gjithë synimi i bashkive në rajon është pikërisht kjo t’i mbledhim të gjithë pran dhe të bashkëpunojmë për të mirën e gjithë secilit”, ka thënë ajo.
Kurse, drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, Andriola Kambo, u shpreh falënderuese për mikpritjen në qytetet e Kosovës, derisa ka theksuar se unioni i bashkive shqiptare në rajon ka për qëllim integrimin me njëri-tjetrin.
“Jam shumë e lumtur që sot jemi në Prishtinë, në fakt vimë nga një tur nga qytete tjera të dashura të Kosovës, Prizren, Gjakovë, Pejë që na kanë pritur me shumë dashuri. Sot jemi afër heroit tonë kombëtar, jemi në dy kryeqendrat e Shqiptarëve që janë Tirana dhe Prishtina…Në fakt unioni i bashkive shqiptare në rajon si qëllim ka integrimin me njëri tjetrin që ne të vazhdojmë drejtë BE-së, ku ne aspirojmë të jemi pjesë me shekuj. Sot kemi sjell një copëz të Tiranë, kemi sjell sheshin “Skënderbe”, sheshi simbol i shqiptarëve, që çdo gur i sheshit Skënderbe ka një histori”, ka thënë Kambo.
Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti”, ka filluar rrugëtimin në trojet shqiptare më 16 shtator dhe përfundon nesër më 20 shtator në Preshevë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje