LAJMI I FUNDIT:

Një burrë i paralizuar ka mundur të ecë sërish, falë një implanti në shtyllën kurrizore të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë

Një burrë i paralizuar ka mundur të ecë sërish, falë një implanti në shtyllën kurrizore të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë

Një burrë i paralizuar me një palcë të dëmtuar kurrizore ka mundur të ecë sërish, falë një implanti të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kjo është hera e parë që dikush që ka një dëmtim të plotë të shtyllës kurrizore ka mundur të ecë lirshëm.

Madje, siç thuhet më tej, e njëjta teknologji ka përmirësuar shëndetin e një pacienti tjetër të paralizuar deri në atë masë sa ai ka mundur të bëhet baba.


Hulumtimi është publikuar në revistën Nature Medicine.

Siç thekson BBC, Michel Roccati u paralizua pas një aksidenti me motor pesë vjet më parë.

Palca e tij kurrizore ishte dëmtuar plotësisht – dhe ai nuk ka asnjë ndjenjë në këmbët e tij.

Por ai tani mund të ecë – për shkak të një implanti elektrik që i është ngjitur në mënyrë kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

Dikush i lënduar nuk ka mundur të ecë kështu më parë.

Studiuesit theksojnë se nuk është një kurë për dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe se teknologjia është ende shumë e ndërlikuar për t’u përdorur në jetën e përditshme, por megjithatë e përshëndesin atë si një hap të madh për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Michel, gjatë një deklarimi për BBC, në laboratorin ku u krijua implanti, tha se teknologjia “është një dhuratë për mua”.

“Unë ngrihem në këmbë, eci ku të dua, mund të eci shkallëve – kjo është pothuajse një jetë normale”.

Por nuk ishte vetëm teknologjia që nxiti rimëkëmbjen e Michel.

I riu italian ka një vendosmëri të fortë.

Ai ka thënë që në momentin e aksidentit ishte i vendosur të bënte sa më shumë përparim.

“Kam boksuar, vrapuar dhe bëja stërvitje në palestër. Por pas aksidentit, nuk munda të bëja gjërat që më pëlqente të bëja, por nuk e lejova të më prishte humorin. Nuk e ndalova kurrë rehabilitimin tim. Doja për të zgjidhur këtë problem”.

Shpejtësia e shërimit të Michel-it mahniti neurokirurgen e cila futi implantin dhe elektrodat e lidhura me mjeshtëri në fibrat nervore individuale, Prof. Jocelyne Bloch nga Laboratoire de Neurothérapies et Neuromodulation – LNTM.

“Isha jashtëzakonisht e befasuar”, ka rrëfyer ajo. “Michel është absolutisht i jashtëzakonshëm. Ai duhet të jetë në gjendje ta përdorë këtë teknologji për të përparuar dhe për të qenë gjithnjë e më i mirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori