LAJMI I FUNDIT:

Një burrë në Arizona vdes pas vetë-mjekimit me chloroquine për të trajtuar coronavirusin

Një burrë në Arizona vdes pas vetë-mjekimit me chloroquine për të trajtuar coronavirusin

Një burrë nga Phoenix ka vdekur dhe gruaja e tij është nën kujdesin kritik pasi të dy morën chloroquine phosphate në një përpjekje të dukshme për tu vetë-mjekuar nga coronavirusi, sipas sistemit spitalor Banner Health.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, Chloroquine është përmendur nga presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për Covid-19, por është gjithashtu “një shtesë që përdoret zakonisht në akuariume për të pastruar rezervuarët e peshkut”, tha Banner Health në një deklaratë.

Chloroquine është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për trajtimin e malaries, lupusit dhe artritit reumatoid. Por FDA nuk e ka aprovuar atë për të trajtuar coronavirusin.


Ekspertët e Banner Health theksuan se ilaçet – si dhe “ilaçet e tjera të papërshtatshme dhe produktet shtëpiake” – “nuk duhet të merren për të trajtuar ose parandaluar këtë virus”.

“Nisur nga pasiguria rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus”, ka thënë Dr. drejtori mjekësor i Qendrës së Informacionit të Ilaçeve. “Por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë”.

Banner Health, i cili është me qendër në Arizona, nuk dha detaje se si çifti, të dy në të 60-tat, morën chloroquine.

Sidoqoftë, sipas deklaratës, “brenda tridhjetë minutash nga gëlltitja, çifti pësuan efekte të menjëhershme që kërkojnë pranimin pranë spitalit Health Banner”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori