Një burrë ka vjedhur një dordolec nga jashtë një lokali Angli, ndërsa momenti u filmua nga kamerat e sigurisë

Një burrë ka vjedhur një dordolec nga jashtë një lokali në Longton, Stoke-on-Trent, Angli, ndërsa momenti u filmua nga kamerat e sigurisë.
Pamjet tregojnë se ai e vëren dordolecin prej bore, afrohet me shpejtësi dhe e merr duke u larguar me vrap.
He saw it. He wanted it. He took it. ⛄#dailyexpress #snowman pic.twitter.com/oskp9s2XRc
— Daily Express (@Daily_Express) January 9, 2026
Stafi i lokalit “The Potter” e publikoi videon në rrjetet sociale me humor, duke i bërë thirrje hajdutit ta kthejë “Sammy the Snowman”.
Postimi u shoqërua me reagime dhe shaka të shumta nga ndjekësit.
Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia Goretti solli reshje të dendura bore në rajon. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































