Gena Lito ka lansuar disa balada që janë pjesë e albumit të ri live me titull “Pa adresë” që qarkullon në treg nga shtëpia diskografike Eurolindi.

Këngët janë publikuar në YouTube në versionin audio, ndërsa bëhet e ditur se orkestrimin e ka bërë Edlir Begolli.


“Historia jonë”, “E bukur dashuria” e “Dy gënjeshtra”, janë disa prej baladave të publikuara që mund t’i dëgjoni më poshtë. /Telegrafi/