LAJMI I FUNDIT:

Një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua gjatë një stërvitje të NATO-s në Norvegji

Një aeroplan ushtarak amerikan u rrëzua gjatë një stërvitje të NATO-s në Norvegji

Ushtria norvegjeze njoftoi se një aeroplan ushtarak amerikan me katër persona në bord ishte rrëzuar në pjesën veriore të vendit.

Një V-22 Osprey u rrëzua gjatë një stuhie në një zonë me terren të vështirë dhe lugina të ngushta.


Marinsat konfirmuan se “ka ndodhur një incident që përfshin MV-22B Osprey” dhe se një hetim është duke u zhvilluar. Nuk dihet fati i personave në aeroplan.

Osprey ishte përfshirë në një stërvitje ushtarake të NATO-s kur u raportua zhdukja, raporton cnn.

V-22 Ospreys janë përfshirë në një numër aksidentesh vdekjeprurëse vitet e fundit. Në vitin 2017, tre marinsat amerikanë u vranë kur një MV-22 Osprey u rrëzua në brigjet e Australisë.

Në prill 2000, një Marine Osprey V-22 u rrëzua gjatë një ulje nate në Arizona. Një skenë e tmerrshme u regjistrua nga një kamerë në një tjetër V-22 kur nëntëmbëdhjetë persona në bord u vranë. /Telegrafi/