Një aeroplan i vogël me katër pasagjerë është zhdukur sot në veri të Rakovica në Kroaci, kanë bërë të ditur autoritetet kroate.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtori i mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë njoftoi më herët se aeroplani që po largohej nga Spliti ishte zhdukur.


fd8afbc15c4ccb459cf8

Departamenti i Policisë në Karlovac tha se fluturakja po shkonte për në Gjermani.

9a2f167d 7060 48a7 8d20 4176f8f95cd6

"Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë", citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat dhe se kontrolli i fluturimit kroat ka pranuar një thirrje të tyre për ndihmë. /Telegrafi/