Site icon Telegrafi

Një adoleshente kreu vetëvrasje në Japoni, u hodh nga një ndërtesë – ra mbi një grua që gjithashtu humbi jetën

Dy persona kanë vdekur në qytetin japonez të Yokohama, pasi një vajzë adoleshente u hodh për vdekje nga një qendër tregtare, duke goditur një këmbësore poshtë.

Gjimnazistja 17-vjeçare u hodh nga një ndërtesë në një lagje tregtare të mbushur me njerëz, duke goditur një grua 32-vjeçare që ishte jashtë me miqtë e saj mbrëmjen e së shtunës.

Të dyja u dërguan menjëherë në spital rreth orës 18:00, ku vajza vdiq një orë më vonë. Menjëherë pas kësaj ka ndërruar jetë edhe gruaja, transmeton Telegrafi.

Sipas statistikave zyrtare, më shumë njerëz nën moshën 18 vjeç në Japoni vrasin veten më 1 shtator – pak para fillimit të sezonit të ri shkollor – sesa në çdo ditë tjetër.

Vitin e kaluar, 513 fëmijë kryen vetëvrasje në Japoni, me “problemet shkollore” të përmendura si faktori më i zakonshëm.

Nxënësit që nuk duan të kthehen në shkollë njihen si futoko, ose “njerëzit që nuk shkojnë në shkollë”.

Arsyet kryesore pse këta futoko shmangin shkollën përfshijnë rrethanat familjare, çështjet personale me miqtë dhe bullizmin, sipas një studimi të mëparshëm nga ministria e Arsimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version