LAJMI I FUNDIT:

Niveli i vdekjes nga coronavirusi në Wuhan është shumë më i ulët se sa ishte më herët

Niveli i vdekjes nga coronavirusi në Wuhan është shumë më i ulët se sa ishte më herët

Një studim i ri raporton se njerëzit që u sëmurën nga coronavirusi në qytetin kinez ku filloi shpërthimi ka të ngjarë të kishin një shkallë vdekjeje më të ulët sesa mendohej më parë.

Studimi, i publikuar të enjten në revistën Nature Medicine, ka llogaritur që njerëzit me simptoma të coronavirusit në Wuhan të Kinës, kishin gjasa 1.4 për qind për të vdekur. Disa vlerësime të mëparshme ishin nga 2 për qind në 3.4 për qind, shkruan New York Times.

“Përvoja e fituar nga administrimi i atyre pacientëve fillestarë dhe rritja e disponueshmërisë së modaliteteve të trajtimit më të ri, dhe potencialisht më të mirë, me sa duket mund të çojë në më pak vdekje”, shkruajnë autorët e studimit, një ekip që përfshinte shkencëtarë nga Harvard TH Chan Shkolla e Shëndetit Publik, transmeton Telegrafi.


Por një normë 1.4 për qind e vdekshmërisë në këtë rast nënkupton ende shumë vdekje.

Për krahasim, gripi mesatar sezonal vret rreth 0,1 për qind të njerëzve që infekton në Shtetet e Bashkuara.

Studimi i ri llogariti vlerësimet bazuar në rastet në Wuhan nga 29 shkurti, kur kishte patur 48.557 pacientë të konfirmuar dhe 2,169 vdekje.

Rreziku i vdekjes u rrit me kalimin e moshës, “ndryshe nga çdo grip pandemie ose sezonale e raportuar më parë”, shkruajnë studiuesit.

Ndërsa shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë simptomatike ishte 1.4 për qind, për njerëzit që ishin 60-vjeç dhe më të vjetër ishte 2.6 për qind.

Kjo e bën grupmoshën më të vjetër rreth pesë herë më shumë të ngjarë të vdesin sesa personat me simptoma që ishin nga 30 deri 59-vjeç, rreziku i të cilit të vdesin ishte 0,5 për qind. Për ata nën 30-vjeç, ishte 0.3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori