LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Shqetësuese heshtja e Vjosa Osmanit ndaj ndërhyrjes në dhomën e përgjimeve në Telekom

Nitaj: Shqetësuese heshtja e Vjosa Osmanit ndaj ndërhyrjes në dhomën e përgjimeve në Telekom

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se është shqetësuese se si po heshtë kryeparlamentarja, Vjosa Osmani lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar të zyrtarëve të VV-së në dhomën e përgjimeve në PTK.

Nitaj theksoi se Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani duhet të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vendit.

“Është shqetësuese heshtja e kryeparlamentares së Kuvendit të Kosovës lidhur me pretendimet për hyrjen e paautorizuar në departamentin e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës, veprim që cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe sigurinë e shtetit, ndërsa gjen kohë të reagojë për të gjitha zhvillimet që mbështesin qëndrimin politik të LVV-së”.


“Ajo si kryeparlamentare, ka një përgjegjësi politike të vihet në shërbim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve që garantohen me Kushtetutën e Shtetit. E ka për detyrë, që të paktën të kërkojë hetim për alarmin e ngritur se dikush po e “spiunon” këtë popull”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori