LAJMI I FUNDIT:

Nitaj i reagon Mimoza Kusarit: Askush nuk mund t’i lë pa autostradë mbi gjysmë milioni qytetarë të Dukagjinit

Nitaj i reagon Mimoza Kusarit: Askush nuk mund t’i lë pa autostradë mbi gjysmë milioni qytetarë të Dukagjinit

Pas deklaratave të mbrëmshme të Mimoza Kusari-Lilajt nga VV se autostrada për Dukagjinin nuk është̈ e nevojshme, ka reaguar nënkryetari i Aleancës, njëherësh ministër i Ekonomisë̈ dhe Ambientit, Muharrem Nitaj.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj tha se është i pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç̧ është̈ autostrada e Dukagjinit.

“I pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç është̈ autostrada e Dukagjinit e cila e lidhë Kryeqytetin me një̈ pjesë që ka mbi 600 mijë banorë! Aq më shumë kur kjo pjesë ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, edhe përmes qendrave të skijimit në bjeshkët e Pejës dhe të Deçanit e shumë projekteve të tjera zhvillimore. Rreth 600 mijë banorë të Dukagjinit janë Kosovë, dhe askush s’ka të drejtë t’iu mohojë zhvillimin. Ka kaluar koha kur pushtetarët i orientojnë̈ investimet sipas qejfit të tyre. Dukagjini është̈ i fundit që nuk është përfshirë̈ në infrastrukturën moderne rrugore”!, ka shkruar Nitaj në Facebook.


Ndryshe mbrëmë, kandidatja për deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se në rast se në krye të qeverisë do të jetë Vetëvendosje, nuk do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit, e cila ishte përmendur nga Qeveria Haradinaj në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori