LAJMI I FUNDIT:

Nitaj: Kur Haradinaj ishte mbështetur për muri për heqjen e taksës, Isa Mustafa s’e tha asnjë fjalë

Nitaj: Kur Haradinaj ishte mbështetur për muri për heqjen e taksës, Isa Mustafa s’e tha asnjë fjalë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, dyshon se deklaratat e Isa Mustafës për taksën kanë qëllime politike.

Nitaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt nga posti i kryeministrit ishte akti më fisnik që mund të bëhej.

“Zoti Haradinaj ka vendosur një standard që ka qenë bukur i paparë në skenën politike të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se Haradinaj arriti ta largojë temën e ndarjes nga tavolina e Mogherinit.

Deputeti i AAK-së thotë se për fat të mirë pas qëndrimeve të Haradinajt ka një reflektim edhe nga klasa politike në Kosovë.

“Do të doja të besoj se këto qëndrime nuk janë për qëllime politike. Kemi zotin Mustafa që deklaron se është kundër heqjes së taksës. Për fat të keq kur zoti Haradinaj ka qenë i mbështetur me shpatulla për muri me kërkesën për heqjen e taksës, nuk është dëgjuar zoti Mustafa dhe të tjerët”.

Nitaj thotë se po të ishin të gjithë të bashkuar për taksën si në rastin e Trepçës gjendja do të ishte ndryshe.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së thotë se Haradinaj ka mbaruar obligimet ndaj Gjykatës Speciale dhe ai do të jetë i gatshëm ta drejtoj një qeveri tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori