Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë ka njoftuar se vitin shkollor 2024-2025 do ta fillojnë me regjistrimin e 1313 nxënësve të cilët do ulen për herë të parë në banka dhe duke i uruar ata për fillim vitin shkollor.
Ky vit shkollor pritet të sjellë sfida dhe mundësi të reja për të gjithë pjesëmarrësit në procesin edukativ.
Drejtori i DKA-së në Pejë, Naser Gega, ka shprehur urimet e tij për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit përmes një postimi në Facebook:
“Në fillim të këtij viti shkollor, dëshiroj të uroj suksese për të gjithë nxënësit dhe përkushtim të palodhur për mësimdhënësit tanë. Ky është një vit i veçantë, sidomos për nxënësit që do të fillojnë klasën e parë. Ne jemi të angazhuar për të ofruar një ambient shkollor të mbështetur dhe të suksesshëm, dhe besojmë se bashkërisht do të arrijmë rezultate të shkëlqyera.”
Drejtori Gega theksoi rëndësinë e këtij viti si një mundësi për rritje dhe zhvillim për nxënësit dhe për të gjithë të përkushtuarit në arsim.