Në Sheshin e Shatërvanit në Prizren, pas përfundimit të punimeve në infrastrukturën nëntokësore, ka nisur shtrimi i kalldrëmit. Sipas zyrtarëve të lartë komunalë për vendosjen e duhur të kubëzave janë angazhuar edhe mjeshtër nga Tirana, ndërkohë që atyre do t’ju bashkohen edhe mjeshtrit nga Italia.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj duke konfirmuar nisjen e shtrimit të kubëzave, ka theksuar se punët do të zhvillohen me orë shtesë, në mënyrë që kalldrëmi të shtrihet sa më shpejtë dhe të vihet në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve.
“Këtu është përfunduar një infrastrukturë nëntokësore, ujësjellës, kanalizim, po futen kabllot elektrike dhe të internetit, është bërë një punë voluminoze. Tani ka filluar vendosja e kalldrëmit në sheshin e Shatërvanit, madje do të punohet edhe në orët e vona, duke dashur që sa më shpejtë të përfundojnë këto punime që qytetarëve të Prizrenit, turizmit, e në veçanti bizneseve të cilët veprojnë në këtë zonë t’ua lehtësojmë veprimtarinë”, ka thënë Lamaj.
Sipas tij, ekipet profesioniste janë në terren dhe do të kenë edhe përforcime në mënyrë që projekti të kryhet edhe para afatit të caktuar.
“Kemi ekipe të profesionalizuara për vendosjen e kalldrëmit. Në mesin e mjeshtërve ka që kanë ardhur nga Tirana, të cilët kanë bërë përvojë edhe në Itali. Pritet që shpejtë të na vijnë edhe disa mjeshtër italianë të vendosjes së kalldrëmit, kështu që sheshi i Shatërvanit do të përfundoj këtë vit. Pjesa qendrore ndoshta do të përfundoj para afatit, ndoshta diku kah shtatori ose tetori”, është shprehur Lamaj.
Komuna e Prizrenit të premten ka njoftuar se në këtë zonë të mbrojtur janë rregulluar kanalizimi atmosferik dhe i ujërave të zeza (500 metra), sistemi i ujësjellësit (500 metra) dhe vendosja e gypave nëntokë të kabllove elektrike dhe internetit, dhe njëherësh e ka cilësuar si projekt prej më të rëndësishmëve që pritet të sjell një ndryshim të ndjeshëm jo vetëm në strukturën e kësaj pjese të qytetit, por edhe në pamjen dhe identitetin kulturor të Prizrenit.
Një mini-anketë e kryer kohë më parë nga OJQ “EC Ma Ndryshe” me përfaqësuesit e 33 bizneseve në zonën historike pat vënë në pah pakënaqësitë e komunitetit me dinamikën e deritanishme të punimeve në këtë shesh, duke shtuar se përballen edhe me efekte negative në veprimtarinë e tyre. Rekomandimi kryesor i bizneseve për autoritetet e pushtetit lokal ka qenë që punimet në këtë zonë të kryhen para sezonit veror, të ketë koordinim më të madh mes punëkryesve, sikurse edhe mbikëqyrje më të madhe nga organet komunale.
Ndërkohë nisma e grupit të kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren e paraqitur në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës për përkrahjen e bizneseve për shkak të punimeve në infrastrukturë në Qendrën Historike ishte shtyrë për shqyrtim në seancat e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës