LAJMI I FUNDIT:

Nisën rrugëtimin e tyre me biçikleta nga Evropa drejt Azisë, çifti britanik përfundon në Prizren për shkak të COVID-19

Nisën rrugëtimin e tyre me biçikleta nga Evropa drejt Azisë, çifti britanik përfundon në Prizren për shkak të COVID-19

Reuters i ka kushtuar një artikull interesant çiftit nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe mbylljes së kufijve nëpër botë, kanë ngecur në Kosovë.

Bëhet fjalë për skocezin Mike Elm dhe partneren e tij Rosie Watson, të cilët po udhëtonin nga Evropa për në Azi për të sensibilizuar botën për ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.

Elmit dhe Watsonit u lejohet të dalin nga 90 minuta në ditë për të blerë gjësendet esenciale në qytetin e Prizrenit, ku edhe intervista e tyre e realizuar nga Reuters është aprovuar nga autoritetet kosovare.


“Jam me shumë fat që kanë përfunduar në një vend si ky, është një qytet i bukur”, tha Elm për Reuters.

“Mund ta imagjinoj se ka mundur të jetë shumë më sfiduese, sepse kam mundur të jem vetëm dhe të mos kem me kënd të debatoj apo të qeshi”, ka shtuar ai.

32-vjeçari nga Edinburgu, kishte planifikuar që me biçikletën e tij të përshkojë 10 mijë kilometra – ngas Austria në Mongoli dhe atë në një periudhë prej dy vitesh, por deri më tani ia ka arritur t’i përshkoj vetëm 3 mijë, kur edhe përfundoi në Kosovë.

Watson kishte filluar udhëtimin e saj vitin e kaluar nga shtëpi në Lake District në veri të Anglisë. “Evropa Lindore ka më shumë resurse natyrore”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori